Flet ish-vjehrra e Kudret Saliajt: “Ai i ka kërcënuar dje gocën dhe burrin tim”

Flet ish-vjehrra e Kudret Saliajt: “Ai i ka kërcënuar dje gocën dhe burrin tim”

June 5, 2021 0

“Vajza ka pasur divorcin. E futi në burg dhe hapi divorcin vetë. Ai e ka kërcënuar dje gocën dhe burrin tim. Armë këtu nuk ka pasur” deklaron Maunshaqja, ish-vjehrra e Kudret Saliajt.

Në momentin e vrasjes Manushaqja së bashku me djalin e saj kanë qenë në punë dhe se nuk ishin në dijeni të krimit.

“Kam qenë te lokali me djalin duke punuar. Duke punuar tre turne. Më futi me dhëndrin në hasmëri.”

Po ashtu ajo tregon një episod, teksa burri i saj Mexhit per ditëlindje i ka telefonuar dhëndërrit që të sillte fëmijët dhe vajzën por sipas zonjës ai I share dhe kërcënuar.

“Në 2 tetor burri im pati ditëlindjen dhe ftoi dhëndrin. Dhëndër i tha, kam ditëlindjen, kam dëshirë të vish me gocën dhe fëmijët. Ai tha nuk kam për ta sjellë kurrë. As ti mos hajde kurrë te unë, ka thënë dhëndri. Megjithatë, ai filloi të na shajë në telefon.”

Për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë ku viktimë mbeti Kudret Saliaj dhe u plagos avokati I tiij Adriatik Cama në burg janë babë e bije Mexhit dhe Dhurata Picari. Çifti I  bashkëshortëve ishin në process divorci të nisur që prej muajit nëntor të vitit 2020. Të premte gjykata do të vendoste se me cilën nga prindërit do të qëndronin 3 fëmijët e mitur. Ndërkohë familjarët e viktimës kanë hapur dyert e mortit, por nuk pranuan te kenë një reagim për ngjarjen .

Një ditë pas vrasjes së Kudret Saliaj, policia ka deklaruar gruaja e dit, Dhurata Saliaj, tashmë e arrestuar ka pasur rol aktiv në ngjarje.

Burimet policorë bëjnë më dijë se  Dhurata Saliaj, e cila kishte thyer masën e arrestit shtëpiak, duke ndihmuar babain e saj në realizimin e vrasjes.

Konkretisht ajo mësohet se ka mbajtur nën vëzhgim ish bashkëshortin dhe për të gjitha lëvizjet e tij ka njoftuar të atin e saj, Mexhit Picari, duke krijuar mundësinë e vrasjes. Pasi viktima ishte ulur në një lokal në afërsi të gjykatës, autori i njoftuar edhe nga vajza e atij, u afrua aty  dhe pasi u afrua te tavolina e Kudret Saliaj, qëlloi me armë  pa mëshirë drejt ish-dhëndrrit të tij por plumbat kapën edhe avokatin, Adriatik Cama, ish prokuror në Tiranë.

Në banesën e Mexhpi Picarit, autorit të vrasjes së djeshme, jeton vetëm bashkëshortja e tij pasi djali i madh i familjes është larguar nga frika e hakmarrjes.

Familjarët e autorit kanë thënë se viktima i kishte kërcënuar. Manushaqe Piacai bashkëshorjta e Mexhit Picarit në një prononcim për mediat ka treguar për divorcin që vajza e saj kishte me Kudret Saliaj. Po ashtu ajo ka mohuar se bashkëshorti i saj të kishte armë.

revista.one/