Një 83-vjeçar shpallet “në kërkim” se kishte në shtëpi fara të bimës së ndaluar
June 6, 2021Tre persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Elbasan dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë, të akuzuar për kultivim kanabisi. Në pranga kanë rënë Mevlan Balla 32 vjeç, Dashamir Balla 39 vjeç dhe Frederik Gaçi 47 vjeç, banues në fshatin Krrabë e Madhe, ndërsa në kërkim janë shpallur L. B., 30 vjeç dhe I. B., 83 vjeç, banues në fshatin Krrabë e Vogël.
Sipas Policisë, këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin tentuan të kultivonin fidanë kanabisi në një zonë të pyllëzuar në fshatin Krrabë e Vogël.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit I. B. janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 26 fishekë dhe fara kanabisi.
Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale. revista.one/