Dua Lipa feston me të dashurin suksesin e “Love Again”

Dua Lipa feston me të dashurin suksesin e “Love Again”

June 6, 2021 0

25-vjeçarja Dua Lipa sapo lansoi klipin e këngës “Love Again”, për të cilën u mbështet mjaft shumë nga admiruesit e muzikës së saj.

Dhe Dua Lipa nuk kishte tjetër si të festonte, përpos që të dilte në një darkë me të dashurin e saj, shkruan Daily Mail.

Bukuroshja zgjodhi që të dalë në Nobu, teksa u fotografua menjëherë nga paparacit.

Këngëtarja u shfaq me një veshje unike, ndërsa flokët e gjata i kishte të kapura lart kokës.

Për këtë paraqitje Dua zgjodhi që të jetë pa makijazh, duke marrë kështu vëmendjen e gjithë audiencës.

Lipa tashmë po renditet edhe në top listat e artistëve më të dëgjuar. 

revista.one/