Flet avokati i plagosur: Si u vra Kudreti, debat i ashpër një ditë më parë

Flet avokati i plagosur: Si u vra Kudreti, debat i ashpër një ditë më parë

June 6, 2021 0

Avokati Cama plagosur tek Gjykata e Tiranë, ndodhet në Spitalin e Traumës, por ka dhënë dëshinë e parë. Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për masë sigurie. Organi i akuzës kërkuar arrest me burg për babë e bijë, ndërsa pretendon se vrasja ka qenë me paramendim.

Babë e bijë akuzohen se në bashkëpunim me njeri-tjetrin vranë Kudret Saliajn dhe plagosën avokatin Adriatik Cama. Prokurori Braho ka kërkuar arrest me burg për Mexhit Picarin dhe vajzën e tij Dhurata Saliajn. Kjo e fundit ishte në proces divorci me viktimën që nga nëntori i vitit të kaluar. Rezulton sipas prokurorisë se Mexhit Picari dhe vajza e tij, që duhet të ishte në arrest shtëpie për dhunë në familje, në harkun kohor të 20 minuta kanë vëzhguar lëvizjet e viktimës dhe avokatit përpara se Picari të ulej në të njëjtin lokal me ta dhe të qëllonte me 5 plumba Kudret Saliajt. Fakti që ata kanë vëzhguar lëvizjet e viktimës dhe avokatit ngre dyshime të forta, sipas prokurorisë se e kishin paramenduar vrasjen. Janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të objekteve pranë vendit të ngjarjes, ku duken lëvizjet e avokatit dhe viktimës si dhe Mexhit Picarit dhe vajzës së tij Dhurata Saliajt. Në momentin që babë e bijë janë siguruar se Kudret Saliaj dhe avokati janë ulur në lokalin ku ndodhi ngjarja janë ulur dhe ata dhe sapo kanë porositur kafen, Picari është afruar dhe ka qëlluar Saliajn.

Picari para policisë është shprehur se ishte i ulur në kafe dhe se Saliaj e ka sharë dhe ai më pas ka nxjerrë armën e ka mbushur dhe e ka qëlluar për vdekje.

“E kam mbushur, kam vendosur karikatorin dhe më pas kam qëlluar në drejtim të dhëndrit”, ka thënë ai.

Në ngjarjen e rëndë mbeti i vrarë Kudrejt Saliaj dhe u plagos avokati i tij, Adriatik Cama, i cili ka marrë një plumb në gjoks dhe ndodhet në spital.

Avokati Cama, lidhur me momentin e ngjarjes ka folur për disa detaje të rëndësishme. Ai ka thënë se në momentin që është ulur me Saliajn, ka ardhur dhe psikologia e caktuar nga gjykata për të bërë një raport për çiftin. “Unë po e lexoja këtë raport psikologjik për fëmijët dhe kam dëgjuar plumbat. Kur kam parë Kudret Saliajn që ishte vrarë dhe psikologen që i kishte rënë të fikët”, ka dëshmuar ai.

Avokati ka deklaruar gjithashtu se vetëm një ditë para ngjarjes së rëndë ka pasur një debat të ashpër mes palëve. Debate që ishin bërë të shpeshta për shkakm se Dhurata Saliaj ndodhej në arrest shtëpie, por ajo ishte urdhëruar nga gjykata t’i takonte fëmijët vetëm të shtunën në praninë e psikologes. Mexhit Picari nga ana tjetër deklaronte se ish-dhëndri e kërcënonte.i

Djali i madh do të deklaronte atë ditë para gjykatës së me cilin nga prindërit do të qëndronte. Nuk ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes, është gjendur në një lokal pranë atij ku ka ndodhur ngjarja me një kushëri të viktimës. Ai është afruar pas ngjarjes, por nuk e ka lejuar policia. 16-vjeçari ka deklaruar se nëna e tij ushtronte dhunë ndaj tij dhe motrës e vëllait më të vegjël. Ka folur për marrëdhënie të tensionuara me gjyshin dhe dajën e tij. Por ai do të ripyetet nga oficerët e Policisë Gjyqësore dhe konfliktet në familje mes prindërve të tij që nga 2013 dhe që kishin kulmuar në 2020.

Dëshmitë e Mexhit Picarit dhe vajzës së tij kanë qenë kontradiktore. Ai ka thënë se para vrasjes Kudret Saliaj e kishte fyer, ndaj ai ka thënë se “vendosa të mbush pistoletën” një TT sovjetike dhe “të qëlloj ndaj tij”.

Vajza ka deklaruar se ishte ftuar nga gjykata për të marrë pjesë në seancën gjyqësore. “Në një moment hymë në lokal dhe pamë Kudretin dhe babai e qëlloi”, ka thënë ajo.

Një fakt që sipas hetuesve tregon se janë të pasinqertë dhe se kanë bashkëpunuar për vrasjen e Kudret Saliajt.
Prokuroria ka dhe një detaj tjetër të pasqaruar, nëse ka pasur shënjestër vetëm ish-dhëndrin apo edhe avokatin Adriatik Cama, i cili e mbronte.

Vajza e Picarit, Dhurata Saliaj ka qenë në proces gjyqësor me bashkëshortin e saj Kudret Saliaj. Sot ata kishin seancën e radhës në Gjykatën e Tiranës. Avokat i Kudret Saliajt ka qenë ish-prokurori Adriatik Cama.

Pas të shtënave me armë, Mexhit Picari është larguar nga vendngjarja me një mjet tip Hyundai, por është arrestuar nga Policia e Tiranës afro 50 minuta më vonë. revista.one/