Vëllai e vrau me pistoletë me silenciator, kjo është motra e pafat Diana Vukaj
June 7, 2021Gruaja në foto është 58-vjeçarja Diana Vuka, e cila u vra me armë zjarri nga vëllai i saj. Krimi makabër ndodhi në Shkodër, në lagjen ‘Ndoc Mazi’. Policia arrestoi për vrasjen 55-vjeçarin Fabian Vuka, vëllain e viktimës, i cili thuhet se e ka mbajtur për 2 ditë motrën të vdekur në shtëpi.
Diana Vuka dyshohet se është vrarë mbrëmjen e se premtes, kur vëllai i saj Fabian Vuka e qëlloi me silenciator. Krimi dyshohet se ka ndodhur në kushtet kur 55-vjecari ishte në gjendje të dehur pas një debate mes tij dhe së motrës. Dyshohet se debati lidhej me një shumë parash, pasi 58-vjeçarja kishte porositur mobilje për shtëpinë e pushimit që kishte në Velipojë, ndërsa i vëllai nuk ishte dhe i kërkonte motrës që paratë t’ia jepte atij. Mësohet se pasi 55-vjecari vrau të motrën, mëngjesin e së shtunës doli në lagje në gjendje të dehur duke thënë, “kam vrarë motrën, e kam në shtëpi të vdekur”, po për shkak të gjendjes se tij fqinjët nuk e kanë besuar. Vetëm mbrëmjen e së dielës policia shkoi në banese dhe gjeti të pajetë 58-vjeçaren në dhomën e gjumit. Fabian Vuka u arrestua brenda oborrit të shtëpisë, ku policia gjeti edhe pistoletën me silenciator.
Nuk ishte hera e parë që i kërcënohej jeta nga duart e tij. Mësohet se në nëntor të vitit të kaluar Diana Vukaj kishte kërkuar ndihmë nga mikesha e saj, të cilën e kishte marrë në telefon dhe i kishte thënë se i vëllai kishte në plan ta vrasë.
“Eja se ka në plan të më vrasë,”- ka thënë Vukaj. Edhe tre vite më parë, Diana Vukaj është dhunuar nga i vëllai dhe është dërguar në spital. Ajo ka bërë kallëzim në polici por më pas e ka tërhequr atë.
revista.one/