Tek “Rëra e hedhur”, 14 mijë pjesëmarrës morën pjesë në UNUM Festival sivjet
June 8, 2021UNUM Festival është rikthyer gjatë këtij viti më fuqishëm se më parë.
Në plazhin e bukur të ‘Rërës së Hedhur’ në Shëngjin, festivali është mbajtur nga datën 3 deri 7 qershor.
Ky festival madhështor arriti që të grumbullojë një numër të madh të pjesëmarrësve nga trevat shqiptare.
Deri më tani thuhet të kenë marrë pjesë afër 14 mijë persona, 5800 nga vendet evropiane, 3300 nga Kosova dhe 2600 nga Shqipëria dhe 2050 nga Mali i Zi, Serbia, Romania dhe Maqedonia.
Me një numër kaq të madh të njerëzve, sigurisht që ka qenë një atmosferë impozante në festival.
UNUM po ashtu ka ofruar muzikë 24 orë për 5 ditë në skenat e përgatitura në plazh dhe në mes të pishave.