Parashikimi i fatit, horoskopi për të mërkurën 9 qershor 2021
June 8, 2021Dashi
Dashuria:
Sipas horoskopit, Jeta jote emocionale do të shënojë një moment të rëndësishëm dhe roli juaj do të jetë deçiziv.
Paratë:
Ditë shumë pozitive për të ardhurat tuaja.
Puna:
Bëni përpara me hapa viganë drejt pozicionit që keni ëndërruar.
Shëndeti:
Mos e teproni shumë me ushqimin dhe nëse merreni me sport mos e ekzagjeroni as me të.
Demi
Dashuria:
Jeni duke përjetuar një periudhë kokëçarje me partnerin/en tuaj, situatë që duket se do të vazhdojë.
Paratë:
Deri tani keni fjetur mbi dafina, por qetësia financiare që keni është duke u minuar ndaj bëni kujdes.
Puna:
Një punë e re që keni dashur shumë ta keni, është në prag.
Shëndeti:
Moment i përshtatshëm për të parë me lupë ushqimin që hani.
Binjakët
Dashuria:
Para se ta lësh veten të rrëmbehet nga impulset e nervit dhe nxitimit, ndalu të arsyetosh pak.
Paratë:
Më në fund, siguria financiare që ke pritur, po vjen.
Puna:
Disa gjëra do të nisni ti shikoni më qartë në aspektin e punës dhe do të kuptoni gjëra.
Shëndeti:
Ky është një moment i mirë për të kërkuar më shumë energji që do t’ju duhen.
Gaforrja
Dashuria:
Keqkuptime kanë lindur në raportin tuaj dhe tank ato po kërcënojnë që t’ju sjellin një krizë sentimentale.
Paratë:
Bëni kujdes me shpenzimet, mosh harxhoni paratë me gjëra që nuk janë të domosdoshme.
Puna:
Ke një ëndërr profesionale që tani po bëhet realitet.
Shëndeti:
Do të ndjeheni fizikisht të fortë dhe të shëndetshëm këtë të mërkurë 9 qershor 2021, citon noa.al horoskopin e të famshmit Branko.
Luani
Dashuria:
Nëse nuk keni një partner/e, miqësia do të jetë në qendër të vëmendjes tuaj.
Paratë:
Të ka kapur një lloj lakmie për parë dhe doni veç të shtoni edhe ca, edhe ca…
Puna:
Bëjeni punën me zell dhe do të shikoni se kolegët dhe ata që duhet, do t’jua vlerësojnë.
Shëndeti:
Mos harro diçka, fundjava është për të pushuar, ndaj bëje dhe fillo e mendo tani.
Virgjëresha
Dashuria:
Do të zbuloni se planet tuaja nuk përputhen fare me ato tuat.
Paratë:
Ke pasur ca si tepër shpenzime kohët e fundit. Hidhi një sy faturave dhe nis të kullundrisesh pak me ato që ke.
Puna:
Ti di që t’ia dalësh në çdo situatë dhe shefat e tu e kanë shumë të qartë këtë.
Shëndeti:
A mos keni kaluar ndonjë të ftohur dhe ende keni telashe? Shkojini mbrapa.
Peshorja
Dashuria:
Dot do t’ju pushtojë një dëshirë e zjarrtë për t’u takuar dhe për të qëndruar gjatë me njerëzit që doni.
Paratë:
Asgjë për tu shënuar në aspektin financiar. Këshilla mbetet, gjella me kripë dje kripa me karar.
Puna:
Një ditë që do shënohet nga kontakte dhe biseda ku do të thelloheni dhe do t’ju vlejë për të fjetur ca pika të përbashkëta.
Shëndeti:
Kujtesë për të parë veten edhe në ditë si këto, prag vere.
Akrepi
Dashuria:
Kjo është një kohë kur duhet të bëheni bashkë me njerëzit që keni kohë që rrini larg dhe të shijoni jo vetëm lidhjen, por edhe ata që ju rrethojnë.
Paratë:
Mund të përballeni me situata jo të mira në aspektin financiar. Sytë katër.
Puna:
Kjo e mërkurë 9 qershor është e rëndësishme që të bëni kujdes me njerëzit e tjerë në ambientin e punës. Duhet ta bëni që të shmangni keqkuptime dhe polemika.
Shëndeti:
Ekuilibri në aspektet e jetës është i nevojshëm për të pasur stabilitet dhe harmoni. Fundja ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin tënd.
Shigjetari
Dashuria:
Dashuria nuk është vetëm intime. Keni disa njerëz që ju duan dhe duke u bërë bashkë do të risjellësh në vëmendje se janë pikërisht ata që të mbështesin dhe të qëndrojnë pranë.
Paratë:
Më mirë pak kursim sot se obobo mot!
Puna:
Idetë që keni duhet ti hidhni në qarkullim, por ato duhet të jenë në përputhje me atë që jeni dhe bëni.
Shëndeti:
Dielli duket që në mëngjes dhe duke e nisur ditën me pak gjimnastikë, siguroni jo vetëm një ditë të mbarë dhe me energji.
Bricjapi
Dashuria:
Është ditë e momenteve të veçanta për një romantikë të harruar nga shumë faktorë. Shijojeni.
Paratë:
Duhet ti kushtoni një vëmendje më të madhe të ardhurave që nxirrni. Të kuptoni nëse kaq është mundësia jua apo hapësirat janë për më tepër.
Puna:
Edhe në punë pritet të jetë një ditë e veçantë. Do të impenjohesh realisht në punë dhe do të demonstrosh tek disa që të duan, se puna për ty nuk është lojë.
Shëndeti:
Vera është shans i mirë për t’u marrë më shumë me trupin tuaj. Një rrugë e dy punë.
Ujori
Dashuria:
Kjo e mërkurë është një ditë që të kujtoheni se nuk ekzistoni vetëm ju dhe partneri/ja juaj. Ka dhe disa njerëz në gjirin e familjes që duhet t’u tregoni afeksion dhe tu lini të kuptojnë se kujdeseni edhe për ta.
Paratë:
Këtë të mërkurë 9 qershor duket se do t’ju kapë një dëshirë e zjarrtë për t’u sulur që të prishni ca lekë. Por përmbahuni!
Puna:
Është një ditë që mund të nisni disa lëvizje në punë, por për t’ia dalë duhet të kuptoni a është vallë momenti i duhur.
Shëndeti: Sot duhet të jeni sa më racionalë. Evitoni të bëheni emotivë, nuk ju bën mirë as për shëndetin dhe as për raportet me të tjerët.
Peshqit
Dashuria:
Është një ditë e mërkurë që ti do të duhet të sqarosh disa situata për të cilat njerëzit duhet të kuptojnë arsyet e mënyrës si po sillesh me to.
Paratë:
Të hollat nuk janë shqetësimi i ditës për ju. Edhe nëse ju ngecin këmbët te ndonjë dyqan, hyni.
Puna:
Ka një moment të përshtatshëm që të përfitoni për të sqaruar idisa situata që kanë ngelur pezull dhe prej disa kohësh nuk po marrin zgjidhje.
Shëndeti:
Dita pritet të jetë e bukur dhe e ngrohtë. Shfrytëzojeni sa më shumë që të mundeni. /noa/
revista.one/