Tea: Nuk flas më me asnjë nga djemtë e “Për’puthen”
June 12, 2021Në një intervistë 60 sekondëshe për “Prive”, ish-konkurrentja Tea Trifoni është pyetur sa lidhje toksike ka pasur në jetën e saj.
“Vetëm një”- u përgjigj Tea, duke lënë të kuptohet se është ajo me Beartin.
Për kënaqësi personale, Tea mund t’i futet muzikës ndërsa për qetësi mendore mund të mbyllë rrjetet sociale.
Sa paguhet për reklama tashmë që është personazhi më i përfolur dhe i ndjekur?
“Mjaftueshëm”- ka thënë ajo pa zbuluar një shifër.
Gjithashtu, Tea ka treguar se s’flet me asnjë nga djemtë e emisionit, megjithëse së fundmi e kemi parë shpesh në shoqërinë e Fation Kuqarit.