‘Unë e kam fajin’, Mevlani flet për ndarjen nga Ledjana
June 13, 2021Mevlan Shaba, ish-konkurrent i Për’puthen ditën e sotme në emisionin “E diell” ka folur pas kaq kohësh për ndarjen e tij nga Ledjana. Ai është shprehur duke e ka marrë vetë përsipër fajin.
I pyetur nga gazetari se pse i është lënduar zemra, Mevlani tha: “Nga mendtë e mia se vajzat nuk kanë faj. Unë e kam fajin”.
“Domethënë fajin për të gjitha ato që ndodhën me Ledjanën e ke ti?”, u pyet Mevlani.
“Nuk e di për cilën e ke fjalën ti, por në përgjithësi në jetën time jap shumë e marr pak. Kjo është gabim”, u përgjigj ish-konkurrenti. Më tej, në debat hyri edhe një personazh tjetër i Fermës, që mbëxhteti Mevlanin, duke deklaruar se gruaja duhet të japë më shumë se burri në dashuri.