“Jemi ndarë si fëmijë 5 vjeç”, Jasmina tregon mesazhin e Andit
June 15, 2021Jasmina Kadriu, ish-konkurrentja e Për’puthen, e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, tregoi se marrëdhënia me Andin ishte toksike. Ajo tha se nuk e ndjen fare mungesën e tij. Jasmina zbuloi se një pyetje e saj u mor në mënyrë të ashpër nga Andi, i cili zgjodhi të ndërpriste marrëdhënien me “bloc”.
“Andi nuk më mungon fare. Ka qenë marrëdhënie toksike nga të dy. Gabimi im është që i kam mëshuar shumë një situatë të caktuar. Kisha të drejtë për çdo argument qoftë i ekzagjeruar apo jo. Unë e marr vëmendjen duke u ‘grricur’ me njerëzit. Thjesht ashtu e kam tipin.
Unë nuk bëhem xheloze, bëhem posesive. Unë para se të jem me dikë, flirtoj, dua vëmendjen dhe kur fillova të frekuentohesha me Andin, e ndërpreva për të mos u keqkuptuar. Nuk jam mësuar që të ndahem me shpata, inate dhe mëri. Është i vetmi njeri që e kam bërë. Jemi ndarë si fëmijë 5 vjeç që po më pyete prapë për këtë gjë, do të të bëj bllok. Nëse të pyes për diçka specifike, kthe përgjigje dhe kaq”, u shpreh Jasmina.
Edhe me Olën nuk janë më mikesha. Jasmina tha se “janë me pushime”. Ndërsa për planet e së ardhmes tha se po mendon të bëhet pjesë e muzikës.
revista.one/