Olsa Muhameti celebron Atdheun me Sarën si çift në fuqi i Për’puthen
June 16, 2021Atdheu dhe Sara janë zyrtarisht bashkë. Këtë e ka konfirmuar vetë autorja e programit Për’puthen, Olsa Muhameti.
“Me çiftin në fuqi të Për’puthen”,shkruan Olsa në një foto të publikuar në InstaStory krah Atdheut dhe Sarës gjatë turit në Shkodër duke konfirmuar njëherë e mirë bashkimin e tyre.
Atdheu dhe Sara duket se nuk kanë mundur të qëndrojnë gjatë larg njëri-tjetrit. Ata kanë nisur ta ndjekin sërish njëri-tjetrin në Instagram e kjo do të thotë se marrëdhëniet mes tyre janë rregulluar.