Italia dhe Greqia do t’i mbajnë kufijtë mbyllur për shqiptarët, nuk e përfillin vendimin BE-së

Italia dhe Greqia do t’i mbajnë kufijtë mbyllur për shqiptarët, nuk e përfillin vendimin BE-së

June 16, 2021 0

A do ta përfillin Italia dhe Greqia vendimin e BE -së që heq Shqipërinë nga lista e zezë.

Agjencia e lajmeve NOA kërkoi nga ambasada greke në Tiranë që të informojë se si do të veprojë dhe mbetet ende në pritje të një përgjigjeje.

Sot, noa.al iu drejtua me të njëjtën pyetje dhe ambasadës italiane e cila në një përgjigje për lexuesit e NOA tha se kufizimet mbeten në fuqi për sa kohë nuk ka shqyrtim të vendimit të BE nga autoritetet italiane.

Pavarësisht nga vendimi, çdo Shtet Anëtar mund të vazhdojë të kërkojë një test negativ për COVID-19 ose të imponojë një periudhë karantine. Gjithashtu secili vend ka të drejtë të vendosë nëse do të lejojë qytetarët e vaksinuar me vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave apo edhe ato të miratuara për përdorim emergjent nga OBSH, si kinezet CoronaVac e Sinovac dhe ajo e Sinopharm.

Kushti i vetëm që ka vënë BE në vendimin e sotëm është që secili vend duhet të regjistrojë deri në 75 raste pozitive për 100,000 banorë në 14 ditët e fundit. Shqipëria është diku te 3 raste për 100 mijë banorë. (Marrë me shkurtime nga Noa)