Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës, Policia arreston dy të dyshuarit pas 1 viti
June 17, 2021Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë si të lidhur me ekzekutimin e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës. Të arresuar janë Besian Xhixha dhe Enver Diva.
Këta shtetas dyshohet se janë kontaktuar nga Nuredin Dumani, për të vrarë dy vëllezërit Haxhia në Shënavlash të Durrësit. Vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia u vranë në 27 mars në Durrës, ku ranë pre e një prite nga Altin Ndoci dhe Klevis Alla, të dy të arrestuar dhe të dënuar me burg.
Dy të arrestuarit, Besian Xhixha dhe Enver Diva kishin rënë dakord që ta bënin ata vrasjen e dy vëllezërve, por Enver Divën e zuri Covid-19 dhe autorët u ndryshuan, shkruan newsbomb.al. Vrasja u bë nga vet Nuredin Dumani dhe Talo Çela.
Autorët e krimit përdorën një makinë Toyota ngjyrë gri, dhe i kanë goditur viktimat me kallashnikov, duke derdhur mbi ta 55 plumba.
Në afërsi të viktimave janë gjetur 55 gëzhoja armë zjarri model 56, kalibër 7.62mm, dhe katër telefona celularë që u përkisnin atyre. Dy vëllezërit kishin dëmtime të shumta nga breshëria e plumbave, konkretisht Besmir Haxhia kishte 20 dëmtime në kokë dhe një plumb në trup, ndërsa vëllai i tij Viktor Haxhia kishte 18 dëmtime afër kokës.
I penduari Klevis Alla ka rrëfyer se ka qenë ai që e nxori në pritë Besmir Haxhinë, më pas drejt tij qëlluan Talo Çela dhe Nuredin Dumani. Sipas Allës, ata nuk e dinin që në makinë ishte dhe vëllai i Besmirit, Viktori.
revista.one/