Luana Vjollca nënshkruan kontratë me kompaninë amerikane “Sony Music”
June 17, 2021Këngëtarja, Luana Vjollca, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ka dhënë një lajm të madh për adhuruesit e muzikës së saj.
Luana përmes një fotografie ka treguar se është bërë pjesë e “Sony Music”
Ajo tashmë do të jetë nën ombrellën e “Sony Music” për vazhdimin e karrierës së saj.
Në fotografinë e publikuar me logon e “Sony Music”, Luana ka edhe një mesazh për nënën e saj.
“Më në fund mund të ndaj me ju këtë ëndërr. Tejet e lumtur të bëj të ditur se jam tashmë pjesë e industrisë së Sony Music”, është shprehur këngëtarja në anglisht.
“Mama, ja dola për të dyja ne” – shprehet Vjollca referuar faktit se nëna e saj ka pasur ëndërr muzikën, rrugëtim i mbetur në gjysmë për shkak të rrethanave të jetës.
Kujtojmë, se ajo ka përfunduar sezonin e saj si moderatorë në emisionin “Shiko kush Luan”.
Sony Music është një kompani muzikore amerikane është botuesi më i madh i muzikave në tregun muzikor e që për nga madhësia e labelave është e dyta pas “Universal Music Group”.
Këngëtarja, Luana Vjollca, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” sot ka treguar se është bërë pjesë e kompanisë “Sony Music” e labelit Epic Records.
Era Istrefi pas publikimit të këngës “Bon Bon” arriti marrëveshje me “Sony Music” dhe që nga ajo kohë është pjesë e tyre, po ashtu edhe disa artistë tjerë kanë nënshkruar marrëveshje me këtë kompani, e që disa i kanë shkëputur për shkak të disa mosmarrëveshjeve.
Tayna gjithashtu është pjesë e “Sony Music” që nga korriku i vitit të kaluar, e po ashtu është në të njëjtin label me të cilin ka nënshkruar sot këngëtarja, Luana Vjollca,
Pjesë e Sony Music janë edhe dy shqiptarët, Kidda dhe DJ Regard. Gjithashtu edhe këngëtarët shqiptarë me famë botërore si G4SHI dhe Dua Lipa janë pjesë e kësaj kompanie.