Atentat pronarit të “Orange” në Sarandë, plagoset edhe një turist amerikan

Atentat pronarit të “Orange” në Sarandë, plagoset edhe një turist amerikan

June 20, 2021 0

Një biznesmen në Sarandë mbeti i plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm nga sulm me armë.

Spiro Iljadhi, 35 vjeç, mësohet se është qëlluar me armë nga persona ende të paidentifikuar.

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur dhe një kalimtar i rastit, një turist shqiptaro-amerikan, shtetasi me inicialet M. J., 33 vjeç.

Ngjarja ndodhi në afërsi të një lokali, në rrugën Turizëm-Kanali Cukës në qytetin bregdetar.

Mësohet se autorët kanë qëlluar me gati 20 plumba me breshëri automatiku në drejtim të Iljadhit, i cili ka marrë plagë në bark, ndërsa kalimtari në fundshpinë.

Nga plumbat është dëmtuar dhe një automjet tip “Rang Rover”.

Iljadhi është pronari i lokalit të njohur në qytetin bregdetar si “ORANGE”.

I riu ka marrë plagë nga armë zjarri në lokalin e tij, ndërsa nuk dihet cili është shkaku dhe personi që ka qëlluar drejt tij.

Njoftimi i policisë

“Sot, rreth orës 03:50, në lagjen Nr.1, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë dhe M. J., 33 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve”, njofton Policia.

revista.one/