Aristela: Unë e pëlqeja Mevlanin…bëra dhe ndërhyrje estetike… të tjerët s’ishin burra!

Aristela: Unë e pëlqeja Mevlanin…bëra dhe ndërhyrje estetike… të tjerët s’ishin burra!

June 25, 2021 0

“Unë e pëlqeja vërtetë Mevlanin në fillim” deklaron Aristela, personazh i njohur në Për’puthen. Ajo është detyruar t’i sqarojë publikisht zërat se është në lidhje dashurie me Mevlanin.

Aristela Leka ka qenë e ftuar në emisionin “Abc e Pasdites”, ku moderatori Ermal Peçi e pyet nëse mes Mevlanit dhe saj kishte vërtetë një lidhje.

“Unë e pëlqeja vërtetë Mevlanin në fillim, por jo nuk ka. Dhe ata që na njohin nga afër të gjithë e dinë e stërdinë, nuk e di kush i nxjerr këto llafe. Realisht përveç një marrëdhenie shumë të mirë shoqërore s’kemi asgjë. Ne jemi takuar disa herë, por jo se ka pasur diçka. Ne jemi takuar kur ka kënduar ai nëpër koncerte”, u shpreh Aristela.

Po ashtu, Aristela rrëfeu se në këtë program është ndjerë për herë të parë e bullizuar, aq sa u detyrua që të bënte edhe ndërhyrje estetike.

“Për herë të parë në jetën time jam ndjerë shumë e shëndoshë vetëm në televizor. E kam vuajtur, se kisha ndjerë kurrë. Kam bërë ndërhyrje me balon dhe ishte kjo arsyeja, një ndër arsyet”, tha Aristela.

Përse Aristela Leka doli e vetme nga ‘Përputhen’? Lidhur me këtë, ajo dha një deklaratë mjaft të fortë duke thënë se meshkujt pjesë e programit.

“Dola vetëm, nuk ishin burra. Kështu dukeshin nga larg, por nga afër nuk ishin burra. Me Princin komunikoj, për Blerimin s’dua të flas fare. Kur dolëm nga emisioni kishim ca mosmarrëveshje në fakt, ndoshta ishin të ndikuara nga të tjerët. Princi ndaj meje, jo unë ndaj Princit. Kam komunikim por jo lidhje”.

revista.one/