Arsimi: U ndamë se Ana më kërkonte shumë vëmendje, tani jam në lidhje me një 21-vjeçare

Arsimi: U ndamë se Ana më kërkonte shumë vëmendje, tani jam në lidhje me një 21-vjeçare

June 26, 2021 0

Ish-konkurrenti Arsim Abduli pati një rrugëtim të shkurtër në “Për’puthen”, por shumë intensive.

Pas daljes nga emisioni, ai nisi një lidhje dashurie me Ana Lleshin por ky raport doli të ishte shumë jetëshkurtër.

Përkundër, thumbave shumë publikë në rrjete sociale, Arsimi ka vazhduar rrugën e tij dhe tani ka zbuluar se në të vërtetë është në lidhje dashurie.

Këtë e zbuloi në “Shqipëria Live”, duke thënë se vajza nuk është fytyrë publike. Me origjinë është nga Kosova dhe Maqedonia dhe është vetëm 21 vjeçare. Ai tha se e dashura e tij jeton në Gjeneve dhe se ata janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin.

“Tani jam në lidhje dhe ndihem shumë mirë. Nuk është personazh publik. Është shqiptare, gjysmë e Kosovës, gjysmë e Maqedonisë, është 21 vjeçe. Ajo nuk e ka ditur fare që kam qenë në Për’Puthen. Kam 3 javë në lidhje. Me shumë prej Për’puthen nuk kam më kontakt. Unazën duhet ta hiqja se duhet të më rrihte”, tregoi Arsimi.

Në lidhje me Ana Lleshin, Arsimi deklaroi se ka pasur vetëm një pëlqim.

“Ka qenë një pëlqim, tani nuk jemi më bashkë. Kemi qenë një pjesë të shkurtër bashkë. Mbaroi shumë shpejt. Ajo si tip tha se jam shumë i ftohtë dhe nuk i jap vëmendje edhe u largua. I kam dhuruar një unazë, dhuratë për qejf. Dhe unë e kam një dhuratë prej saj. Nuk beson më. Kanë ndodhur gjëra që nuk duhet të kishin ndodhur. Unë jam këtu me punë, kam djalin, kam halle. Dhe ajo duhet ta ndryshojë emrin, nuk duhet ta ketë Diana, por Vëmendje. Ajo vetëm vëmendjen donte, të rrinte me celular 24/7”, tha Arsimi.

Kujtojmë se Arsimi është baba i një djali nga martesa e tij e parë, dhe kjo ishte arsyeja kryesore pse ai u largua nga emisioni i dashurisë.

revista.one/