Për’puthen+40/ Armandi me kallam në studio për Linditën: Ta hongsha…
June 27, 2021Armandi ka vendosur që t’i bëjë surprizë Linditës duke i sjellë një lule dhe një kallam në studio Linditës.
Në pamundësi për t’ia çuar në takim, Armandi zgjodhi t’ia sillte në studio. Ndërsa Lindita e përdori në formë batute duke thënë: “Mirë ke bërë se dhe pse jemi kundra dhunës…”
Ndërsa në takim, Armandi nuk i ka kursyer komplimentet ndaj Linditës.
Armandi: Të hongsha syrin e zi.
Lindita: Faleminderit kur të ma hash.
Armandi: Kam marrë vesh që gatuan shumë mirë, që vezët i zien shumë mirë.
Lindita: Thashë se bëja ndonjë gjë të veçantë. Sa i përket gatimit, mund të hash dhe bukë e djathë e të kesh dashuri e harmoni. Unë jam 42 vjeçe, jo 20 vjeçe që se kam kaluar kohën e dikurshme. Nuk jam mbretëresha me më të mirat e botës.
Armandi: Jashtë çdo shenje hipokrizie, në sytë e mi tingëllon më shumë se mbretëreshë. Besoj se brenda gjoksit tënd ke dashuri të pakonsumuar.
Ndërkohë Lindita nuk pati pranuar kushtet e Armandit që të largojë përqafimet ndaj të tjerëve duke thënë se nuk i intereson aspak fakti që keqinterpretohet nga të tjerët.
Lindita i tha se nuk janë erotike, ndaj nuk i intereson aspak opinioni i të tjerëve.
Për këtë i referohet edhe marrëdhënies me ish bashkëshortin duke treguar se qëndroi 12 vjet krah tij për shkak të fjalëve të të tjerëve.
Armandi: Mua do më vinte mirë që të kufizoje përqafimet.
Lindita: Nuk e ndryshoj veten për asnjë. Nuk je duke bërë seks apo përqafim erotik.
Armandi: Është keqinterpretim.
Lindita: Keqinterpretimin ta mbajë vete. 12 vjet kam qenë e detyruar që të qëndroj me ish bashkëshortin tim për opinionin e njerëzve.
Armandi: Nëse do jetonim bashkë ku do doje të jetoje?
Lindita: Mund të jetoj dhe me nënën tënde, nuk e kam problem.
Pas takimit të Armandit me Linditën, Stela e nxiti që të zbulojë prapaskenat me të teksa diskutohej për respektin ndaj njëri-tjetrit.
Lindita tregoi një debat që kanë pasur për shkak të akuzave të Armandit se ajo ka shkëmbyer puthje me Çimin.
Pas kësaj, Armandi i bëri të ditur se ka ardhur në program që të gjejë një vajzë të virgjër, ndërsa ajo i ka thënë se nuk është e tillë pasi vjen nga një divorc.
Olti: Nuk je tek preferencat e Linditës.
Armandi: Mes tyre ka pasur diçka dhe kjo do shihet. Kjo vihet re dhe tek nervozizmi i Oltit.
Olti: Është xhelozi, jo nervozizëm.
Stela: Me të vërtetë mendon që ka qenë i respektueshëm ndaj teje?
Lindita: Në fillim po. Në takim po. Kujdes kur flet se kemi të bëjmë me disa rrethana. Nuk më intereson backstage.
Stela: Lindita e di mirë se Armando është shprehur në mënyrë shumë të keqe. I ke thënë gjithë fjalët e fundit që fjalori im nuk e pranon.
Lindita: Ka ndodhur dy muaj më parë.
Stela: Janë gjëra që preket karakteri dhe dinjiteti i një personi.
Lindita: Po më akuzonte për diçka për Çimin dhe i thoja që nuk është e vërtetë. Nuk më ofendoi vetëm mua, por të gjitha femrat e meshkujt. Për një puthje time me Çimin, ke merak që do të ngelesh pa gjë? I thashë nuk jam e virgjër, vij nga një divorc. Ai tha kam ardhur të gjej vajzë të virgjër.
Armandi: E hëngre karremin e Stelës. /TCH/