Albin Kurti merr në dorëzim flamurin amerikan

Albin Kurti merr në dorëzim flamurin amerikan

June 28, 2021 0

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar sot flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ngritur më 8 nëntor, në nderim të tij, në Njësitin mbështetës të SHBA-së, në Film City Prishtinë.

Flamuri kryeministrit Kurti i është dorëzuar sot gjatë një takimi me shefin e Stafit të KFOR-it, gjeneral brigadierin e Ushtrisë Amerikane në Kosovë, Larry Henry, me rastin e përfundimit të shërbimit të këtij të fundit në Kosovë.

Flamuri shoqërohet me përshkrimin: “Ndriçuar në errësirë nga drita e drejtësisë, ky flamur dëshmon sakrificën dhe guximin e atyre burrave dhe grave në luftë me forcat armike që kërcënojnë lirinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe botës”.

Kurti shprehu mirënjohjen për kontributin e gjeneral brigadierit Henry gjatë shërbimit të tij, dhe për rolin e rëndësishëm të SHBA-së në ruajtjen e sigurisë në Kosovë.

Në takim u bisedua edhe mbi gjendjen aktuale të sigurisë në vend, që është prioritet i përbashkët i institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it.

Njëherësh ky ishte takim njoftues me shefin e ri të Stafit të KFOR-it, gjeneralin Maier, thuhet në komunikatë.