“Ta tregoj unë burrin!”, Armando përplaset ashpër me Arjan Konomin dhe ikën nga “Për’puthen+40”
June 28, 2021Pas përplassjes së dhunshme që pati me konkurentin tjetër Oltin, Armando është përplasur dhe verbalisht me opinionistin e emisionit të Përputhen, Arian Konomi.
Ky i fundit po komentonte zënkën mes konkurentëve, ndërsa i ka kërkuar Armandos që të ndalojë shantazhet mes konkurentëve të tjerë.
Armando nuk e linte të mbaronte fjalën ndërsa Arjani i tha: Mbylle gojën dhe më dëgjo mua! Armando iu kundërvu duke i thënë se duhet t’i vijë turp dhe më pas tha se ka vendosur që të largohet nga programi duke thënë se ja kanë nxirë jetën.
Arjan Konomi: Nuk ka gjë më të ulët se të bësh shantazh njerëzve.
Armando: Do burrë? Ta tregoj burrin si të duash. Kthehu përpara.
Arjan Konomi: Mos përdor shantazhe se ka shumë prej atyre që thonë mbylle gojën, e provove ta bëje dhe me mua, aq i pafytyrë je. Faktet përdor si armë, jo kërcënimet. Kujt i thua mbylle gojën se do tregoj fakte.
Armando: Turp të të vijë.
Arjan Konomi: Nxirr faktet. Mos i thuaj “mbyll gojën” njërit e tjetrit. Apo nuk e kupton dot dallimin e kësaj.
Armando: Ju kërkoj të gjithëve ndjesë, do të largohem nga programi. Do më mungoni dhe pse ma keni nxirë jetën më së shumti.
Arjan Konomi: E pranojmë ndjesën tënde.
Armando: Ty veçanërisht nuk të kërkova ndjesë.