VIDEO: Deputetja Adriana Matoshi i bashkohet Paradës së LGBTI

VIDEO: Deputetja Adriana Matoshi i bashkohet Paradës së LGBTI

July 1, 2021 0

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetvendosje i është bashkuar Paradës së Krenarisë që po mbahet sot në Prishtinë.

Ajo publikoi një video nga vendi i ngjarjes në mesin e shumë njerëzve prezentë në këtë ditë celebrimi të komunitetit LGBTI.

Tubimi i njerëzve për Paradën e Krenarisë ka nisur sot në orën 11:30 në Sheshin “Skënderbeu”. Motoja për këtë vit është “Bashkë dhe Krenarë”.

Në orën 12:00 ka filluar ecja drejt sheshit, ndërsa do të përfundojë tek sheshi “Zahir Pajaziti” me një fjalim që adreson mesazhin e Javës së Krenarisë për këtë vit. revista.one/