Ai mbeti qefi me Olsi Bylykun që nuk i shkoi tek “Kosherja”? Bes Kallaku: Mori atë që deshi!

Ai mbeti qefi me Olsi Bylykun që nuk i shkoi tek “Kosherja”? Bes Kallaku: Mori atë që deshi!

July 2, 2021 0

I ftuar sot në “Abc e Mëngjesit”, Bes Kallaku deklaroi se vazhon ta ruajë miqësinë me Olsi Bylykun. Ky i fundit nuk pranoi të merrte pjesë tek “Kosherja” dhe u duk sikur u ndanë qejfmbetur. Më në fund Besi sqaron për publikun situatën duke treguar se në fakt s’ka pasur asnjë zënkë mes tyre.

Dy djemtë janë marrë vesh mirë me njëri-tjetrin.

“Secili ka zgjedhjet e veta në jetë dhe mund të marri atë që do. Të gjithë aktorët e ‘Kosheres’ në shtator janë në nivel të secilit prej aktorëve apo kolegëve të mi”, tha Besi duke sqaruar “zërat”.

Por ky sqarimi u duk sikur shprehja “Suksese në jetë!”, që përdoret ndaj dikujt me të cilin ndërpritet një marrëdhënie.

Nga ana tjetër, Olsi Bylyku moderon emisionin e tij “Roped with Olsi” në Youtube, ku ka të ftuar specialë çdo javë. Përsa i përket muzikës, partnerja e tij Egli e ka sfiduar duke lançuar në treg këngën e saj të parë, “Adios”.

revista.one/