“Ish-burri i Bora Zemanit”, Antonela e Për’puthen vë në siklet Vin Velin, ja reagimi i tij

“Ish-burri i Bora Zemanit”, Antonela e Për’puthen vë në siklet Vin Velin, ja reagimi i tij

July 3, 2021 0

Vin Veli u nda me Bora Zemanin rreth 4 vite më parë. Ata të dy janë edhe prindër të një djali, i cili nuk ka qenë as 2 vjeç kur dyshja u ndanë nga njëri-tjetri.

Megjithatë dy personazheve publikë, Borës dhe Vin Velit i përmendet shpesh marrëdhënia e tyre e vjetër. Kështu ndodhi edhe me ish-konkurrenten e PërPuthen, Antonela Berisha.

Gjatë emisionit “Top Arena”, Antonela iu drejtua Vin Velit si “ish-burri i Bora Zemanit”.

“Meqë kemi edhe ish-burrin e Bora Zemanit këtu në studio, i bën gjithmonë, pasi dihet edhe botërisht se ti je i fíksuar pas saj, por si ka mundësi që erdhe herën e parë dhe nuk më bëre kompliment, por as tani…”- iu drejtua ajo Spartak Ngjelës, ndërsa fjalën e kërkoi Vin Veli.

“Është një replikë për Antonelën. Unë dhe avokati kemi një të përbashkët, se s’kemi qenë kurrë të martuar!”- u shpreh Vin Veli për të sqaruar deklaratën.