(VIDEO) Çfarë i thotë Stresi reperes në këngën e tij, që Tayna reagoi?

(VIDEO) Çfarë i thotë Stresi reperes në këngën e tij, që Tayna reagoi?

July 3, 2021 0

Stresi publikoi ditën e djeshme këngën “Unë foli i fundit”, ku u bën “diss” reperëve të tjerë përveç njërës. Ka rënë në sy fakti se ai përmend në këngë edhe Taynën, si një nga të parat repere femra në Shqipëri. Stresi e lavdëron Taynën si repere, madje shprehet se është shumë herë më e mirë se shumë kolegë të tij.

“Edhe hip hopin e keni dh* ma e forta Doruntina”, shprehet Stresi ndër të tjera në këngën e tij.

Fansat e Taynës e kanë pëlqyer shumë këtë pjesë dhe kanë filluar ta shpërndajnë me shpejtësi në rrjete sociale. Kështu, as reperes nuk i shpëtoi ky varg dhe e ka publikuar në faqen e saj në Instagram. Ajo ka përmendur Stresin në postim dhe e ka shoqëruar me figurën e numrit 100 dhe një grushti, duke e falenderuar në këtë formë për fjalët dhe mbështetur për këngën e re.

Edhe më herët Stresi ka përkrahur publikisht Taynën për punën e saj. Ai është shprehur se tregu kishte shumë nevojë për një repere femër si ajo, që ndryshoi industrinë e muzikës.

“S’ka dy të tilla është vetëm 1 Tayna. Më pëlqen se i kishte munguar një dekade muzikës, një artiste si ajo ndryshoi shumë në industrinë tonë”, u shpreh Stresi kohë më parë gjatë një interviste virtuale.