Ushtaret me taka në paradë, revoltohen qytetarët në Ukrainë
July 3, 2021Ministria e Mbriojtjes Ukrainase planifikon që gratë ushtare të vendit të bëjnë paradat ushtarake me këpucë me taka të larta, në vend të çizmeve.
Ministria e ka bërë njoftimin nëpërmjet publikimit të fotove nga prova e paradës ushtarake me taka.
Plani ka shkaktuar një seri reagimesh nga qytetarët, të cilët e kundërshtojnë planin e ministrisë, raporton BBC.
Iryna Gerashchenko, një anëtare e parlamentit në opozitë, tha se kjo strategji është është seksizëm dhe jo barazi.
Ukraina po përgatitet të zhvillojë një paradë ushtarake në 24 gusht për të shënuar 30 vjetorin e pavarësisë pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
Shumë qytetarë në Ukrainë janë shprehur të shokuar nga “plani i takave”, me një grup ligjvënësish që i bën thirrje Ministrit të Mbrojtjes Andriy Taran, të kërkojë falje.
“Marshimi me taka është një turp i vërtetë,” tha analisti Vitali Portnikov në Facebook, duke argumentuar se disa zyrtarë kishin një mendim “mesjetar”.
revista.one/