Jeta në Katar, Dorina Mema: Më pëlqen bota arabe dhe islami
July 4, 2021Dorina Mema ka qenë e ftuar në “Top Arena” ku ka folur për jetën e saj mes Katarit dhe Shqipërisë. Ajo u shpreh se i pëlqen bota arabe dhe islami, ndërsa atje ka krijuar shumë miqësi.
Ajo ka treguar se mikesha e saj i pëlqen shumë specat e mbushur dhe është përpjekur që t’ia mësojë.
Nuk la pa diskutuar edhe marrëdhënien me vajzën, duke treguar se e bija do të ndjekë hapat e nënës sa i përket pjesës së forcës dhe mënyrës se si punon fort për të fituar diçka në këtë jetë.
Bashkëbisedimi
Dorina: Do plakem kur truri im të mos e perceptojë më kuptimin për jetën.
Antonela: Si është të jesh nënë e re në moshë?
Dorina: Atë po pyes dhe unë si e kam menaxhuar. Jam njeri që fle pak, punon shumë, nuk e njoh “jo-në”, pot a kaloj, duhet ta kapërcej dhe të shkoj “po”.
Antonela: Do vajza të ndjekë hapat e tu?
Dorina: Për sportin jo, por për mënyrën si e kap jetën nga fyti, atë dashuron nga unë. Femrat shqiptare janë shumë të forta.
Antonela: Nëse do ishe futbolliste, çfarë pozicioni do ishe?
Dorina: Mesfushore.
Antonela: E mban situatën në dorë gjithmonë?
Dorina: Po… Ose portiere.
Antonela: Di që jeton në Katar.
Dorina: Jam midis Shqipërisë dhe Katarit. Kam shumë shoqëri dhe ndihem mirë. Më pëlqen bota arabe dhe islami.
Antonela: I ke mësuar atyre ndonjë pjatë tipike tonën?
Dorina: Kam një shoqen time dhe kërkon specat e mi të mbushur dhe Shqipëria e mesme i qan këto tavat.