Rikthimi në skenë, Alban Skënderaj: Ja çfarë më ndodhi në fillim
July 4, 2021Alban Skënderaj, si shumë prej yjeveo të tjerë të skenës me lehtësimin e masave, është rikthyer me mbrëmje e koncerte.
Meqenëse bëri një pauzë të gjatë, në një nga postimet e fundit pas koncertit të parë të mbajtur në Durrës thekson se ishte një ndjesi e çuditshme.
“Nuk kishte ndodhur të bëja një shkëputje kaq të gjatë nga skena dhe mbrëmë ishte një ndjesi disi e çuditshme por mu deshën shumë pak minuta të rigjeja sërish vetveten. Kjo edhe falë jush që erdhet dhe përcolët një super energji”.
“Kënduam dhe shumë e shumë këngë të tjera me momente speicale por Olti Kazaferi edhe kaq dhe bëri shumë se me një dorë luan e me tjetër filmon, se menaxhimin e bën pa duar”, ka thënë ai.
Artistëve iu hoq e drejta të mbajnë aktivitete prej një viti, për shkak të pandemisë.