Boris Johnson: “Tani është koha të sjellim Kupën në shtëpi”
July 8, 2021Anglia sonte luajti me zemër”. Kështu ka shkruar kryeministri britanik Tory Boris Johnson në një “tweet”, pasi ndoqi gjysmëfinalen europiane në ‘Wembley’ të fituar kundër Danimarkës. Ai ishte në krah gruan e tij të re Carrie, i veshur me një fanellë të “Tre Luanëve” me numrin 10.
“Çfarë paraqitje fantastike për ekipin e Gareth Southgate!”, – shkruan Johnson, i cili vazhdon, duke iu referuar ndeshjes finale të së dielës kundër Italisë: “Tani finalen. Le ta marrim kupën në shtëpi”. revista.one/