Fisniku admiron Fjollën në fotot e fundit: “Kim Kardashian? Jo, është gruaja ime”

Fisniku admiron Fjollën në fotot e fundit: “Kim Kardashian? Jo, është gruaja ime”

July 9, 2021 0

Fjolla Morina ka mahnitur me fotografitë e reja, në të cilat ka pozuar me fustan të zi.

Këngëtarja që ndiqet nga afro gjysmë milion fansa në Instagram, ka sjellë imazhe nga seti i ri fotografik. Ndërsa në pozat e reja, me dukjen e saj, Fjolla është krahasuar me yllin amerikan, Kim Kardashian.

“Alo zonjë a po dëgjohemi?”, është përshkrimi që këngëtarja i ka vënë fotografisë.

Së fundmi bashkëshorti i saj, Fisnik Syla, ai i cili ka ndarë një imazh të Morinës duke e krahasuar me yllin e “Keeping Up With the Kardashians”, Kim Kardashian.

“Kim Kardashian? Jo, është gruaja ime”, ka shkruar ai.

Fisniku dhe Fjolla muajve të fundit u komentuan për një krizë në marrëdhënien e tyre, gjë që doli të jetë e pavërtetë. Ata u martuan në mars në një ceremoni luksoze në ishujt Maldive. Kujtojmë se Fjolla gjendet në listën e të kërkuarve për shkak të një dënimi të dhënë në mungesë në Gjykatën e Kukësit.

revista.one/