Dy vajzat që rrëmbyen kurorat e “Miss Universe Albania & Kosova”
July 10, 2021Miss Universe Albania & Kosova u finalizua mbrëmjen e djeshme me 2 fituese të mëdha. Juria profesionale zgjodhi më të bukurat, kurora e të cilave iu dorëzua nga kampionet në fuqi. Kështu Ina Dajçit rrëmbeu kurorën e më të bukurës së Shqipërisë, ndërsa 19 vjeçarja nga Gjilani Tuti Sejdiu u zgjodh si vajza më e bukur e Kosovës. Dy bukuroshet shqiptare do të përfaqësojnë vendet tona në konkursin ndërkombëtar të bukurisë Miss Universe që organizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ina Dajçi, Miss Universe Shqipëria
Miss Universe Kosova
Dy ner më parë, 28 vajzat pjesemarrese u prezantuan para jurisë, nga te cilat vetem 16 vazhduan mbrëmë garen per kuroren e Miss Universe. Por mbremja rezervoi supriza dhe cmime per konkurrentet.
Miss Bikini – Anelisa Saliaj
Miss Social Media – Viola Elezaj
Miss Fotozhenia – Klea Metaliu
Miss Eleganca – Sara Domi
Miss Best Model – Dejsi Demaj
Miss Produksioni – Denada Doda
Para ndarjes së çmimeve të mëdha, 3 vajza të tjera që arritën finalen e madhe fituan disa çmime mjaft të rëndësishme. Joana Kiose fitoi në finale çmimin “Miss World Albania”. Ndërsa Fabjola Elezaj dhe Sara Domi u përzgjodhën përkatësisht si shoqëruese e dytë dhe e tretë e missit.
Mbrëmja e “Miss Universe Albania & Kosova” u shoqërua me një spektakël të vërtetë, me pjesëmarrjen e shumë emrave të njohur.
Dafina Zeqiri, Alban Skënderaj, Anxhela Peristeri, Redon Makashi dhe Kamela Islamaj janë vetëm disa nga emrat që u përkujdesën për argëtimin e publikut në këtë event.
Nën prezantimin e Ardit Roshit dhe dy bukurosheve Cindy Marina e Françeska Jaçe, spektakli dhuroi surpriza dhe emocione.
Miss Universe 2021 do të jetë edicioni i 70-të i konkursit Miss Universe. Andrea Meza nga Meksika, do t’i dhurojë kurorën e më të bukurës vajzës që do të zgjidhet si fituese e kompeticionit.
Mendohet se këtë vit konkursi i bukurisë do të mbahet në Costa Rica. Andrea Meza gjatë një interviste deklaroi se edicioni i 70-të i Miss Universe do të mbahet në fund të vitit, por ende nuk ka një datë të saktë.
Kujtojmë se në 2020-n, Shqipëria u përfaqësua në Miss Universe nga Paula Mehmetukaj, e cila kurorëzoi mbrëmjen e djeshme Ina Dajçin.
revista.one/