Prapë bashkë, Andi i puth dorën dhe pajtohet me Melisën
July 10, 2021Andi dhe Melisa, çifti i Për’puthen e kanë kaluar momentin e vështirë dhe janë bashkuar sërish me njëri-tjetrin. Melisa ka postuar një foto të Andit, që i puth dorën dhe ka treguar se gjithë ajo që kaluan erdhi nga një zënkë e momentit.
“Hë me mo se kush është ajo femër që s’ka bërë ‘namin’ pas një zënke. Ndjesë, por jemi bashkë përgjithmonë”, shkruan Melisa.
Andi ka ripostuar foton e tij dhe përkrah ka shkruar:
“Çdo lidhje ka ulje ngritjet e veta, thjesht uroj mbas këtyre të këqijave të kemi vetëm të mira.
Gjithashtu ata kanë nisur të ndjekin sërish njëri-tjetrin në Instgram dhe Melisa ka rikthyer fotot me Andin.
revista.one/