“Po vjen në shtëpi, po afrohet”, Rita Ora nuk ndalet duke i bërë tifo Anglisë
July 11, 2021Sonte (e diel) do të zhvillohet finalja e Euro 2020 mes Anglisë dhe Italisë në ‘Wembley Arena’ në Londër.
Miliona shikues nga mbarë Evropa po bëjnë tifo për dy skuadrat, teksa mbështetja nuk po mungon edhe nga yjet me famë ndërkombëtare.
Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila është rritur në Angli, shprehu mbështetjen e saj për ekipin e “Tre Luanëve”.
Ajo publikoi një fotografi në InsatStory, ku shfaqej duke u grimuar, ndërsa me ‘photoshop’ kishte vendosur simbolin e flamurit të Anglisë në fytyrën e saj.
“Po vjen në shtëpi, po afrohet”, shkroi këngëtarja e lindur në Prishtinë në mbishkrimin e kësaj fotografie.
Për Anglinë po bën tifo edhe artistja tjetër shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa.