Sindi në versionin mashkull, një djalë i virgjër në audicionin e “Për’puthen”
July 11, 2021Pasi përfundoi turin në qytetet e Shqipërisë dhe trevave shqiptare, “Për’puthen On Tour” transmetohet çdo të diel në Top Channel.
Nga Shkodra, një djalë i virgjër konkurron për t’u bërë pjesë e formatit dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Moderatorja Bora Zemani pyet nëse aplikanti ka parë shembullin e Sindi Locit”.
“Po ashtu është”, tha djali. Ndërkohë autorja Olsa Muhameti thekson se të jesh i virgjër në moshën e tij (20 vjeç) është mëse normale.
Po pse mendon se të qenurit i virgjër përbën lajm në moshën 20-vjeçare? Je akoma shumë i ri dhe të jesh i virgjër është mëse normale, nuk ke gjetur akoma vajzën ndoshta”, thotë ajo.
“Në ditët e sotme të jesh i virgjër është pak e vështirë”, vazhdon aplikanti.
Më pas ka ndërhyrë edhe Atdheu, i cili teksa ka zbuluar moshën kur ka humbur virgjërinë ka theksuar gjithashtu se është mëse normale.
“Është mëse normale unë 22 vjeç e kam filluar”, tha ish-konkurrenti.