“Dale” e Butrintit, Kidës dhe Ledrit në ‘Trending’ në 13 vende, e para në Shqipëri dhe në Zvicër
July 12, 2021a pak ditë që është publikuar në treg por për këtë kohë ka arritur të pëlqehet në masë të madhe.
Bëhet fjalë për “Dale” – këngën e re të Butrint Imerit, Kidës dhe Ledri Vulës, që është shndërruar në hit të kësaj kohe.
Projekti, i lansuar më 3 korrik, deri më tani ka grumbulluar mbi 12 milionë klikime në platformën YouTube.
Madje është bërë ‘trend’ në Shqipëri duke zënë vendin e parë e po të njëjtin edhe në Zvicër. Kënga ka zënë vendin e dytë në Suedi, të tretin në Maqedoni e të katërtin në Gjermani. Projekti gjithashtu po dëgjohet edhe në Greqi, Itali, Norvegji, Slloveni, Finlandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Ky është bashkëpunimi i parë i tre artistëve që ka marrë vëmendje të madhe që nga publikimi.
revista.one/