Kosova heq kufizimet për lokalet dhe dasmat, i lejon deri në orën 01.00, në Shqipëri i mbysin në gjoba

Kosova heq kufizimet për lokalet dhe dasmat, i lejon deri në orën 01.00, në Shqipëri i mbysin në gjoba

July 12, 2021 0

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që të zgjatet orari i organizimeve të dasmave, ahengjeve të ndryshme e klubeve të natës deri në ora 01:00 pas mesnate. Ndërkohë në Shqipëri, ora policore për lolalet mbetet në 22.00. Vazhdojnë të gjpbiten dhe keqtrajtohen bizneset me pretekstin Covid-19.

Po ashtu, sipas vendimit të qeverisë së Kosovës, numri i të ftuarve në hapësirat e mbyllura do të jetë deri në 300 persona.

Kjo u bë e ditur nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit, të cilët thanë se vendimi ka ardhur pas takimit të kryetari i OHTK-së Hysen Sogojeva dhe drejtori i departamentit të estradës Afrim Muqiqi me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

OHTK ka mirëpritur këtë vendim duke thënë se është falënderuese nga të gjitha institucionet përkatëse për besimin e dhënë për bashkëpunim në të mirën e shëndetit publik si dhe bizneseve.

Ky vendim pritet të hyjë në fuqi nga dita e mërkurë/14.07.2021.

Njoftimi i Odës së Hotelerisë


OHT – Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës

LAJM I MADH PËR TË GJITHË SEKTORET E TURIZMIT!

ODA E HOTELIERISË DHE TURIZMIT TË KOSOVËS i njofton të gjithë gastronomët, hotelierët, pronarët e sallave të dasmave, pronarë të pishinave, clubeve të natës, dhe çdo sektor tjetër që pas shumë konsultimeve dhe takimeve me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, sot Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës prof.