(VIDEO) Shpërthen Andi: Asgjë nuk është e vërtetë në emisionin “Për’puthen”

(VIDEO) Shpërthen Andi: Asgjë nuk është e vërtetë në emisionin “Për’puthen”

July 14, 2021 0

Andi i Per’puthen ka realizuar një bisedë viruale me ndjekësit në “Instagram” ku mes tjerash ai u pyet se si e duron faktin që Melisa dilte me të tjerë në program pasi ai kishte dalë nga aty.

Mesa duket kjo pyetje e ka revoltuar Andin, i cili ka vendosur që të tregojë të vërtetat e tij në lidhje me formatin e dashurisë.

“Sepse njerëz të dashur dhe ti djalë apo vajzë e dashur, asnjë gjë nuk është i vërtetë nga ai emision çdo gjë është fallco kaq një gjë se kuptoni? Pse jemi ne çifti i vetëm që kemi dalë nga ai emision dhe kemi rezistu akoma dhe u përputhëm jashtë”, tha Andi me një ton zëri të lartë dhe mesa duket këto pyetje e kanë mërzitur dhe lodhur shumë ish-konkurrentin.

revista.one/