Dy serbë të dyshimtë vizituan Deçanin para helmimit të ujit, janë kapur nga kamerat e sigurisë
July 14, 2021Ka 18 pushimore të ujit në komunën e Deçanit, që janë të kompanisë së ujësjellësit “Hidrodrini”.
Njërën nga to që albanianpost vizitoi të martën paradite, në afërsi të fshatit Hulaj në Deçan, ishte gjysmë e hapur, dhe kapaku i betonit mbi të ishte i lëvizshëm dhe i pasiguruar.
Lidhur me këtë, ka folur drejtori i ujësjellësit rajonal Hidrodrini, Agron Tigani, dhe ushtruesi i detyrës së menaxherit të ujësjellësit të Deçanit, Petrit Januzaj.
Të dy e kanë mohuar kategorikisht se ato puseta mund të keqpërdoren lehtësisht nga keqbërësit.
Ndërkaq, më 27 qershor, Naim Muçaj, pronari i një restorani, 500 metra në rrugë ajrore larg këtyre pikave të ujit, tha se është vizituar nga dy të rinj serb, të cilët kishin ardhur me një veturë me tabela të Novisadit, të cilët e kishin pyetur për Manastirin e Deçanit.
Për shkak se këta djem i ishin dukur shumë të dyshimtë, Mucaj kishte njoftuar Policinë e Deçanit dhe u kishte përcjellë pamjet e kamerave të sigurisë, për t’i identifikuar ata.