Rivalet/ Antonela flet për marrëdhëniet me Ledjanën pas daljes nga “Për’Puthen”
July 15, 2021Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Antonela Berisha ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit, ku mes të tjerash është pyetur dhe rreth raportit me Ledjanën.
“A jeni pajtuar me Ledjanën? A keni komunikuar pas Përputhen për ndonjë sqarim?”, i ka shkruar një ndër ndjekësit. Antonela ka publikuar një foto me Ledjanën, krah së cilës ka shkruar “S’besoj se kemi shkuar mirë ndonjëherë sa në këtë foto”.
Më tej, ajo ka shtuar se nuk do të këtë asnjë sqarim dhe raport më shumë. Antonela e konsideron gjithçka të mbyllur në program.