(VIDEO) Revoltë ndaj gjyqtarit në Vlorë, protestojnë familjarët e të ndaluarve
July 17, 2021Në gjykatën e Vlorës u zhvillua seanca ndaj tre vëllezërve Myslymi, që u arrestuan se kanë sulmuar gjyqtarin Arqile Basho për gjykimin ne nje çështje pronash. Familjarët e tyre jashtë gjykatës thërrasin:“Çfarë kanë bërë o plehra? O shtet e Gjykatë e degjeneruar. Shtet që të merr pronën dhe të fut brenda, ky është shteti. Ça po bëhet këtu, ku jetojmë, jemi shqiptarë.”
Ndërsa vajza e një prej të arrestuarve del para kamerave dhe e inatosur kërkon që të dalin në skenë administratorët e pallateve. “Ku janë administratorët e pallatit? Për çfarë e mbani babin tim aty? Ku janë administratorët që i kanë shitur hyrjet nga dy-tre herë. Ku është drejtësia? Ku është shteti? ”, tha vajza.
revista.one/