Kur ajo që pështyhet lëpihet, Fatjon Kuqarit tani i pëlqen Melisa e “Për’puthen”

Kur ajo që pështyhet lëpihet, Fatjon Kuqarit tani i pëlqen Melisa e “Për’puthen”

July 17, 2021 0

Në një intervistë për “Natë Vere”, Fation Kuqari, ish-konkurrent i Për’puthen u pyet për Melisën dhe habiti me komentin që dha për të. Kësaj here, ai i bëri një kompliment ish-konkurrentes, duke u shprehur se i pëlqen si këngëtare.

“I uroj suksese. Tani të themi të drejtën nga të gjithë këngëtarët që kanë dalë aty Melisa është më e hajrit. Më pëlqen si këngëtare”- tha Fationi. Me këtë deklaratë, ai la të kuptohet se gjërat mes tyre ishin sheshuar. Marrëdhënia mes tyre s’ka qenë aspak e mirë dhe Fationi është shprehur më herët gjatë një interviste se do ta pështynte në fytyrë, por duket se pas përfundimit të emisionit, ujërat janë qetësuar.

Para se të hiqte dorë përfundimisht nga “Për’puthen”, Fation Kuqari hodhi akuza të forta për Melisa Lleshin. Ai u shpreh se ajo kishte krijuar lidhje të fshehtë me një nga djemtë e emisionit dhe shkoi aq larg sa e akuzoi vajzën flokëkuqe se ajo kishte kryer edhe marrëdhënie. Fationi nuk preferoi të jepte detaje të tjera, ndërsa Melisa i hodhi poshtë këto akuza. Edhe pse Fationi nuk e tha emrin e djalit me të cilin pretendonte se Melisa ishte në lidhje, publiku zbuloi se bëhej fjalë për Andi Shehin.

Madje, Melisa dhe Andi e konfirmuan vetë më vonë lidhjen e tyre të fshehtë, duke konfirmuar kështu fjalët e Fationit.

revista.one/