Menaxheri i Arilenës i bën dedikim romantik për ditëlindje: Urime drita e syve të mi
July 17, 2021Këngëtarja e njohur shqiptare, Arilena Ara, feston sot (e shtunë) ditëlindjen e saj të 23-të.
Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.
Por për një nga urimet më të përzemërta është kujdesur i dashuri i saj, Popi Kola, i cili vepron edhe si menaxher i artistes.
Megjithëse dyshja e mbajnë larg syrit të publikut lidhjen e tyre, ata nuk i kursejnë dedikimet e veçanta në ditët e rëndësishme të njëri-tjetrit.
Popi publikoi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram një fotografi të Arilenës, të realizuar gjatë realizimeve të kopertinës së albumit të saj më të ri, “Pop Art”.
Në mbishkrimin e fotografisë, ai vuri në dukje dekadën e Arilenës në prezencën skenike.
“DEKADË! Ti tashmë je dekadë, dekadat janë të vështira (sidomos e para) thonë. Por nuk është rasti jonë, ne jemi shekullor! Gëzuar ditën e lindjes drita e syve të mi. Urime ditëlindjen Kido”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.
revista.one/