Tea Trifoni duke larë leshin “N’Fermë” flet për partnerin e ri, puthjen e parë

Tea Trifoni duke larë leshin “N’Fermë” flet për partnerin e ri, puthjen e parë

July 19, 2021 0

E ftuar dje, në rubrikën “N’Fermë” në emisionin “E diell”, Tea ka folur më gjatë për partnerin e saj të ri. Ajo tregoi se të dashurin e ka njohur rastësisht me Fation Kuqarin, gjatë një feste. “Ishim me Fatjonin duke festuar për qejfn tonë”, u shpreh Tea duke qeshur.  Ajo shtoi se ai është një djalë i thjeshtë i panjohur për publikun.

Biseda zhvillohej ndërsa Tea po lante leshin e deleve, punë që iu caktua të kryente në emision.

“Është dikush që unë jam duke e njohur për momentin. Është figurë jo e njohur, njeri i thjeshtë, nga zona ime, aty afër, nga Fieri. E kam njohur me Fatjonin, rastësisht, kur nuk e pret, të vjen. Ishim duke festuar për qejfin tonë dhe na doli ky bandilli. Ishte shumë i ëmbël”, u shpreh Tea.

Ajo shtoi se përshtypje i bën komplimentet që mori për karakterin dhe inteligjencën e jo nga ato të zakonshmet që merr për sytë. Gjithashtu Tea tregoi se ata kanë shkëmbyer edhe puthjen e parë me njëri-tjetrin.

Kujtojmë se pas daljes nga “Për’puthen”, Tea u përfol gjatë për lidhjen e saj me Beartin, që u bë publike papritur. Mirëpo marrëdhënia e tyre nuk zgjati shumë dhe brenda pak muajsh ata u ndanë në mënyrë aspak miqësore nga njëri-tjetri.

Emisioni “N’fermë” prezantohet Ervin Kurti dhe Marjana Kondi. Këtë radhë vendndodhja është “La Fattoria Agro Farm”, në fshati Farkë e Vogël, Tiranë. Të ftuar ishin Elhaida Dani, këngëtare, Tea Trifoni ish-konkurente e “Për’puthen”, Renada Caci, aktore e emisionit “Portokalli” dhe Adhurim Demiri, kantautor.

revista.one/