Djeg live foton e ish-konkurrentit të “Për’puthen”, kaq shumë urrejtje ka Atdheu për të?
July 20, 2021Atdhe Xharavina ka habitur me veprimin e tij në një nga daljet e fundit televizive.
I ftuar “Në pranga”, mes tjerash ati ju kujtua një nga akuzat e Blerimit, konkurrentit nga Maqedonia e Veriut, i cili më parë kishte akuzuar Atdheun si njeri jo stabil dhe të paqëndrueshëm.
Sipas formatit të emisionit i ftuari flet për personazhin për të cilin pyet duke mbajtur fotografinë e tij/saj në duar.
Si përgjigje për akuzat e hedhura nga Blerimi, djaloshi nga Gjakova bëri një veprim të habitshëm.
Duke mos dhënë asnjë koment ai ndezi flakë fotografinë e Blerimit dhe me të ndezi cigaren. Kaq shumë urrejtje kishte përbrenda për ish-konkurrentin? Megjithate, Atdheu njihet per shoun qe realizon dhe nuk eshte çudi te dale dhe t’i kerkoje falje Blerimit ne ditet ne vazhdim. Atdheu eshte tip qe terhiqet. Keshtu ka bere edhe me Shqipen, me te cilen pati polemika te ashpra.
Nga ana tjeter, Atdheu po tregon se nuk i mban gjatë shoket. Kështu, në mënyrë të paqartë u prish me ish-konkurrentin tjeter Arsim Abduli. Edhe me Andi Artanin e dogji perfundimisht miqësinë që kishin.
Atdhe Xharavina dhe Andi Artani ishin dy nga shokët më të mirë në Përputhen që i dilnin krah njëri-tjetrit në çdo situatë. Pas daljes nga programi miqtë prishën papritur raportet dhe kjo i habiti të gjithë.
Në çdo dalje televizive ata u pyetën me ngulm për njëri-tjetrin dhe arsyen e prishjes së raporteve por nuk u përgjigjën deri mbrëmë që Atdheu vendosi të sqarojë në detaje se si erdhi deri të shkëputja me “vëllaun” siç e quante dikur.
Ish-konkurrenti nga Gjakova zbuloi se ai ka ribashkuar disa herë Andin dhe Jasminën në krizat e lidhjes së tyre por pasi u ndanë përfundimisht atij i ishte kërkuar nga Andi të mos publikonte me Jasminën dhe kështu Atdheu kishte ftohur raportet me ish-konkurrentet duke respektuar kërkesën e shokut.
Ky i fundit sipas Atdheut nuk e bëri një gjë të tillë kur ky u nda me Sarën.
“Vetëm 1 ditë pasi ndarjen time me Sarën e kuptoi e gjithë Shqipëria, Andi hedh foto me të ne arsyetimin se nuk e ka ditur që jemi ndarë”, tha Atdheu duke treguar se kjo është arsyeja që i ka ngelur hatri nga Andi dhe nuk e beson në asnjë mënyrë që mes tyre ka ndodhur diçka më shumë.
Tutje Atdheu tha se kjo nuk është e vetmja pasi kanë ndodhur edhe disa gjëra më parë, por kjo ishte “kulmi” që dërgoi në prishjen e tyre.
revista.one/