Donjeta Sadiku arrin në Tokio për Lojërat Olimpike, Kosova prezantohet për herë të parë me një boksiere
July 21, 2021Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku, bashkë me trajnerin e saj, Besim Brahimi, kanë udhëtuar të martën drejt Tokios së Japonisë, ku të premten hapen Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.
Bashkë me ta ka udhëtuar edhe trajneri i notit, Besart Shala – thuhet në njoftimin e KOK-ut.
Kujtojmë që për herë të parë, Kosova ka një boksiere në Lojërat Olimpike dhe ky është një sukses i madh.
Donjeta do të boksojë në kategorinë e lehtë (57 deri 60 kg) dhe gjithashtu do të jetë boksierja e parë që përfaqëson Kosovën në kometicionin më të madh sportiv në botë.
Në bazë të kalendarit të Lojërave Olimpike, boksierja jonë të duelojë më 27 korrik në Kokugikan Arena. revista.one/