Dua Lipa do të bëj një këngë në shqip: Dua të ndryshoj stigmën rreth Kosovës dhe Shqipërisë
July 24, 2021Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa flet mundësinë e të bërit një kënge në gjuhën shqipe kur u pyet nga gazetarët rreth kësaj. Ajo dha një konferencë shtypi pas takimeve dhe vizitave qe kreu ne Tirane.
“E kam menduar atë gjë. Ndoshta një këngë të vjetër shqiptare. Duhet të punoj ende nëse ka mundësi të bashkoj diçka që është edhe moderne edhe tradicionale shqiptare”, tha Lipa në konferencën për media.
Ajo tha se si di shumë këngë në gjuhën shqipe që do të donte t’i këndonte ‘cover’, duke shtuar se synon ta ndryshojë stigmën e njerëzve nëpër botë ndaj shqiptarëve.
“Unë kam shumë këngë në gjuhën shqipe që i dua. Do kisha qejf të bëja një Cover, që ti dëgjojnë shumë njerëz. Nuk e di a jam mjaft e aftë të shkruaj këngë shqip. E kam ëndërr të madhe edhe të ndryshojmë stigmën ndaj Kosovës edhe Shqipërisë, edhe neve si shqiptarë. Ta shohin njerëzit nëpër botë që jemi kreativ, punojmë fort dhe ka të rinj”, tregoi 25-vjeçarja.
Dua u shpreh se është e lumtur që u gjend pas pesë vitesh sërish në Tiranë.
“Mburrem shumë që e kam mundësinë të jem këtu sot, të ndihmoj në çfarëdo lloj mënyre të mundem jo vetëm me këtë kopsht edhe më tej. Për një komunitet që më ka dhënë shumë, për krejt shqiptarët përreth botës që më kanë suportu, kjo është një mënyrë e vogël çfarë mund të bej kështu që shumë faleminderit për suportin!”, tha ajo.
revista.one/