Ish-konkurrentja e “Për’puthen”: “Jam e dashuruar, por dua të bëhem nënë pa baba”

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”: “Jam e dashuruar, por dua të bëhem nënë pa baba”

July 27, 2021 0

Në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin “Ora Verore”, ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ina Kollçaku, ka pranon se kjo verë e ka gjetur të dashuruar. Por, ajo i ka habitur të gjithë me deklaratën se do që të bëhet nënë pa baba, duke nënvizuar se ndihet gati biologjikisht.

Ronaldo Sharka: Vitin e kaluar ke folur  për faktin e të qenurit nënë, pa baba. Vazhdon ende ti qendrosh këtij mendimi?

Ina Kollçaku: Po, vazhdoj ta mendoj.

Ronaldo Sharka: Kur?

Ina Kollçaku: Biologjikisht jam duke e ndjerë gjithmonë dhe më shumë. Ta premtoj ekskluzive.

Ronaldo Sharka: Je apo jo e dashuruar?

Ina Kollçaku: Unë jam gjithmonë e dashuruar.

Ronaldo Sharka: Por me një person konkret?

Ina Kollçaku: Po, Ina Kollçaku është e dashuruar. Tani jetoj në jug. Do vazhdojë vera, besoj që të jem e dashuruar në Livadh.

Më parë, ajo ka treguar se i është nënshtruar një ndërhyrjerje të shpejtë kirurgjikale pasi në gjoksin e djathtë iu konstatua një masë tumoriale. Për fat të mirë, gjendja e saj është e mjaft e mirë.

Gjatë bisedës përmes “Skype” me TCH, ajo u ka bërë thirrje të gjitha vajzave, grave që të shkojnë të bëjnë kontrolle pasi është shumë e rëndësishme që ta kapësh në kohë