“Ku rafsha, mos u vrafsha”, moderatorja del topless në ishullin Mykonos
July 27, 2021Prezantuesja e programit “Prive”, Liberta Spahiu, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi në ishullin Mykonos të Greqisë.
Ajo ndodhet atje bashkë me shoqërinë e saj, ndërsa ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa imazhe nga momentet e këndshme që po shijon në ishullin grek.
Në disa fotografi të publikuara së fundmi, Spahiu ka pozuar ‘topless’, duke treguar me krenari shpinën e saj dhe në përgjithësi linjat trupore.
Dhe në njërën prej imazheve, prezantuesja e “Prive”-së pa hezitim tregoi pak edhe nga të pasmet e saj, ndërsa shijonte rrezet e diellit pranë pishinës.
Liberta shquhet për linjat atraktive trupore dhe për paraqitjet me stil, gjë për të cilën është komplimentuar gjithmonë nga ata që e ndjekin në rrjetet sociale.
“Këtu shkon fjalia…ku rafsha, mos u vrafsha”, shkroi moderatorja e njohur në mbishkrimin e këtyre fotografive.
revista.one/