Dua Lipa: Sunny Hill Festival do të mbahet vitin tjetër, në Shqipëri dëshiroj të bëj një klip

Dua Lipa: Sunny Hill Festival do të mbahet vitin tjetër, në Shqipëri dëshiroj të bëj një klip

July 28, 2021 0

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa bëri të ditur se Sunny Hill Festival do të mbahet në prishtinë në vitin 2022 dhe premtoi se do të ketë shumë befasi. Ajo theksoi se do jenë të ftuar artistë të rëndësishëm ndërkombëtarë dhe shqiptarë.

“Si çdo vit, do kemi artistë ndërkombëtarë dhe të vendit. Kjo është një pjesë shumë e madhe e festivalit në përgjithësi, sepse kemi qejf ne që edhe artistët ndërkombëtarë të vijnë t’i shohin artistët që ne kemi. Ajo është shumë domethënëse për ne. Kush do vijë, po mendoj vitin 2022, nuk mundem ta zbuloj”.

“Ajo është sekret, kemi qejf me i mbajtur surprizat deri në moment të fundit. Por, kam një lajm shumë emocionues, do ketë surpriza”, ka deklaruar Dua për “Pushime On Top”, ndërsa babai këngëtares, Dukagjin Lipa, ka shtuar se presin që festivali të jetë katërditor.

Ky festival, i cili organizohet nga babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, në edicionin e kaluar ka mbledhur mbi 50 mijë persona që e ndoqën në tri net.

Dua, e cila i ka shijuar pushimet në jug, është pyetur nëse ‘ka menduar të xhirojë ndonjë klip në Shqipëri’.

“Ndoshta, s’kam menduar, kështu që nuk e di njëherë, por kisha pas dëshirë”.

Ajo kishte thënë se mund ta zgjaste qëndrimin në Shqipëri për t’i vizituar disa vende dhe pikërisht këtë e ka bërë.

revista.one/