Covid-19, MSh: 30 raste të reja, regjistrohet viktima e parë pas një muaji

Covid-19, MSh: 30 raste të reja, regjistrohet viktima e parë pas një muaji

July 28, 2021 0

2 mijë e 457 viktima, 321 raste aktive dhe 130 mijë e 174 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë në vend. Në bilancin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se ëstë shënuar edhe viktima e parë në vend nga Covid019, pas më shumë se një muaji pa humbje jete. Ai është një qytetar 74 vjeç nga Kurbini, i cili nuk ishte vaksinuar ndaj Covid19.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3316 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 30 qytetarë, në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 4 në Elbasan, 3 në Lezhë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Kurbin, Korçë, Librazhd, Sarandë, Delvinë, Kuçovë. Aktualisht janë 321 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim të specializuar 17 pacientë. Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,174 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen ndaj Covid19, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinat anticovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (28 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 30
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 17
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3316

Testime totale 889,044
Raste pozitive 132,952
Raste të shëruara 130,174
Raste Aktive 321
Humbje jete 2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 115
Elbasan 45
Kukës 32
Lezhë 32
Vlorë 28
Fier 16
Durrës 16
Shkodër 15
Korçë 10
Berat 8
Gjirokastër 4

revista.one/