“BMW X5” përplaset me murin, humbin jetën shoferi 23 vjeç dhe vajza 16-vjeçare, në rrugën e Velipojës
July 31, 2021Shpejtësia në makinë i ka marrë jetën dy të rinjve mëngjesin e sotëm në Shkodër, përkatësisht të Amarildo Prelës, 23 vjeç dhe Driona Trianit, 16 vjeçe.
Aksidenti fatal ndodhi rreth orës 02:45, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, në rrugën Shkodër-Velipojë, ku si rezultat i shpejtësisë në kthesë, mjeti tip BMW X5 me të cilin udhëtonin të rinjtë, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur.
Shkodër/Informacion paraprak.
Me datë 31.07.2021 rreth orës 02:45, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, në rrugën Shkodër-Velipojë, si rezultat i shpejtesisë në kthesë, një mjet tip BMW, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur dhe si pasojë kanë humbur jetën, drejtuesi i mjetit, shtetasit A. P. 23 vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja shtetasja D. T. 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.